Hoti: Policia e Kosovës do të përcjellë eskortën e Vuçiqit

08 shtator 2018 | 14:05

Drejtori Rajonal i Policisë së Kosovës për Mitrovicë, Besim Hoti, ka konfirmuar se Policia e Kosovës do ta përcjell eskortën e presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq gjatë vizitës së tij dy ditore në Kosovë.

Hoti po ashtu ka thënë se deri më tani situata është e qetë në veri të Kosovës.

“Në terren tash gjithçka po kalon sipas planit dhe aktualisht nuk ka kurrfarë informacione operative lidhur me çfarëdo situata të paparashikuara ose trazira. Pres që gjithçka të kalojë sipas planit”, ka deklaruar Hoti. (KP)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Nismës Socialdemokrate të Kosovës, Zafir Berisha serbët e…