
Hoti pret në takim lamtumirës Apostolovën
27 korrik 2020
| 18:03
Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, priti sot në takim lamtumirës shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian/Përfaqësuesen e Posaçme të BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, të cilën e falënderoi për bashkëpunimin dhe angazhimin e saj gjatë mandatit në Kosovë.
Kryeministri Hoti ka vlerësuar rolin BE-së për funksionimin e shtetit ligjor dhe demokratik në Kosovë, si një standard në procesin e afrimit të Kosovës drejt BE-së.
Ndërsa, përfaqësuesja e Posaçme e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, pasi e falënderoi kryeministrin Hoti për pritjen dhe bashkëpunimin, vlerësoi se Bashkimi Evropian do ta ketë prioritet Ballkanin Perëndimor dhe do të vazhdojë të punojë për të ardhmen evropiane të rajonit.