Hoti: Pushteti po vazhdon me avazin e vjetër

18 janar 2019 | 10:49

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, duke iu referuar thirrjes se seancës të Kuvendit më 21 janar, ka thënë se partitë në pushtet janë duke vazhduar me avazin e vjetër.

“Kam pritur se do të filloj avazi i vitit të kaluar ku 13 seanca kanë mbetur të hapura. 64 pika për seancën e radhës dhe kam frikë që me tendencë po zvarriten disa çështje të rëndësishme. Nuk është shqyrtuar fare çështja e krizës që e ka përfshirë vendin. Këta njerëz nuk marrin asnjë përgjegjësi duke lënë në shtëpi mbi 300 mijë nxënës. Në seancën e radhës ne do të kërkojmë përgjegjësi”, është shprehur Hoti pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Më tutje, ai ka folur edhe për ekipin negociator, i cili sipas tij nuk përfaqëson askënd.

“Ju e dini qëndrimin e LDK-së, ky ekip negociator nuk përfaqëson askënd. Ne jemi duke dhënë kontributin tonë dhe do ta japim fjalën tonë”, ka thënë Hoti.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK),…