Hoti: Reforma e administratës publike në linjë me raportin e KE-së

29 tetor 2020 | 13:39

Kryeministri Avdullah Hoti ka marrë pjesë në tryezën e diskutimit me organizatat e shoqërisë civile, me temën “Reforma e Administratës Publike: Shtytja e saj përpara”.

Kryeministri Hoti ka nënvizuar faktin se Republika e Kosovës është në proces të ndërmarrjes së veprimeve konkrete sa i përket reformës administrative që duhet të ndodhë.

“Javën që shkoi është miratuar dokumenti për reduktimin e barrës administrative, i cili është në linjë me sugjerimet që i kemi marrë edhe në raportin për Kosovën nga Komisioni Evropian”, ka theksuar Hoti.

Ai vlerësoi se Kosova ka nevojë të rrisë efikasitetin institucional, në mënyrë që të mundësohet kursimi i parasë publike, të ulen shpenzimet publike, të ulen kostot e qytetarëve dhe bizneseve, si dhe të rritet ekonomia e vendit.

Ndërkaq, zëvendëskryeministri Besnik Tahiri, si i ngarkuar me procesin e reformës së administratës publike, pasi shpalosi pikat kryesore të planit të punës, theksoi se ky program është një përpjekje e vazhdueshme me qëllim të përfitimit për qytetarët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe një futbollist nga Kosova mund të transferohet në Itali.…