Hoti: Rruga Zhur – Dragash do të përfundojë në afat optimal

02 gusht 2020 | 13:11

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë me dije se rruga Zhur-Dragash do të përfundojë në afat optimal.

Gjatë inspektimit të kësaj rruge, ai ka theksuar se është nevojshme infrastruktura për krijimin e kushteve për banorët e kësaj ane dhe për zhvillimin e turizmit.

“Dragashi ka edhe një diasporë të fuqishme të komuniteteve të ndryshme. Kërkoj prej ministrit që të angazhohet që në afat optimal të përmbyllet ky projekt”, ka deklaruar Hoti.

Kurse, ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka deklaruar se ky projekt është i një rëndësie të veçantë, duke shtuar se me miratimin e rishkimit të buxhetit janë hapur mundësitë për punë shtesë në infrastrukturë edhe në komunën e Dragashit.

“Përkushtimi i Qeverisë për këtë rrugë nacionale që është e një rëndësie të veçantë, sepse lidhë tërë regjionin, ofron kushte më të mira edhe për zhvillim për bujqësi, blegtorisë por edhe turizmit. Ajo çfarë kemi bërë ne është se kemi krijuar një Task Forcë në kuadër të ministrisë e cila do të merret me zgjidhjen e problemeve sikurse kjo rrugë. Shumë rrugë nëpër Kosovë kanë mbetur pengë procedurave të shpronësimeve dhe ne synojmë që në një afat të përmbyllen dhe të punojmë edhe në pjesët tjera”, ka thënë Abrashi.

(M.K/ Epoka e re)

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Familja e ngushtë e afaristit të ndjerë Latif Kryeziu, me…