
Hoti: S’duhet të hyjmë në janar pa buxhet të miratuar, partitë t’i propozojnë ndryshimet
23 dhjetor 2020
| 11:52
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se buxheti për vitin 2021 duhet që të miratohet këtë muaj.
Madje, ai buxhetin për vitin tjetër e ka cilësuar të përgatitur në mënyrën më të mirë.
Hoti ka kërkuar nga partitë politike në Kuvend që të bëjnë propozimet për ndryshimet e mundshme, për çka i ka ftuar edhe ta votojnë atë.
“Nuk është mirë të hyjmë në janar pa buxhet të miratuar. Është një draft i përgatitur në mënyrën më të mirë të përgatitur. Të urdhërojnë grupet për të bërë ndryshime edhe ta miratojmë”, ka thënë Hoti gjatë vizitës në “Handikos”.