Hoti: Së shpejti vendosim marrëdhënie diplomatike me Izraelin

15 shtator 2020 | 21:37

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka deklaruar se pas njohjes së shtetit të Kosovës ( dy javë pas takimit dhe marrëveshjes në Uashington), Kosova do të thellojë marrëdhëniet diplomatike me këtë shtet.

Në manifestimin e organizuar për vitin e ri hebraik në Kosovë, Avdullah Hoti ka deklaruar se kjo datë, kësaj radhe është e rëndësishme pasi shënon njohjen reciproke Kosovë-Izrael.

Madje ai shtoi se komuniteti hebraik i Kosovës, është hallkë e rëndësishme në këto marrëdhënie.

“Ne do të vendosim së shpejti marrëdhëniet tona diplomatike me shtetin mik të Izraelit. Përtej kësaj do të thellojmë marrëdhëniet tona në çdo drejtim”, ka thënë Hoti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një tjetër kalimtar është plagosur nga shpërthimi tek zona e ish-…