
Hoti shpreh mirënjohje për rolin e nënave
10 maj 2020
| 20:02
Zyrtari i lartë i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” me rastin e Ditës së Nënës, e cila, sipas tij, festohet në shumë vende të botës, filluar nga ShBA-të. “Dua të kujtoj e të shpreh mirënjohjen për rolin e nënave”, ka shkruar ai.
Hoti ka thënë se në të gjitha kohërat dhe karshi të gjitha sfidave, nënat janë krijueset e botës dhe të së mirës, kurueset e dhimbjeve dhe shpirtit, prijetaret e dashurisë dhe lumturisë, mbrojtëset e jetës dhe zhvillimit të saj.
(Q.R / Epoka e re)