Hoti shpreson se koalicioni qeverisës i ka siguruar votat për demarkacionin

15 mars 2018 | 16:51

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka deklaruar se deputetët e kësaj partie mbështesin ratifikimin e demarkacionit.

Ai ka thënë se shpreson se koalicioni qeverisës tashmë i ka siguruar votat për kalimin e demarkacionit.

“Sot kishim një konsultim me koalicionin qeverisës për t’u dakorduar për kohën e mbajtjes së seancës, për të ratifikuar përfundimisht marrëveshjen e demarkacionit. U dakorduam që kjo të bëhet të martën, për të siguruar prezencën e të gjithë deputetëve. Grupi ynë parlamentar ashtu siç ka qenë edhe më herët është në mbështetje të plotë me 27 vota për këtë marrëveshje. Shpresoj përfundimisht do të marrë fund kjo çështje që tash e tri vjet endet nëpër Kuvend”, ka thënë Hoti.

Hoti ka thënë se demarkacioni nuk duhet të shkojë drejt në votim, por që në seancën e së martës duhet të ketë edhe debat për këtë çështje.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liga e Kampionëve do të mësojnë fatet e tyre, që…