Hoti, shqetësim të njëjtë me Serwerin për Kurtin

09 nëntor 2022 | 14:07

Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka bërë me dije se ka lexuar shqetësimin e Daniel Serwerit se “Kryeministri i Kosovës e ka idenë se çfarë do dhe shpreson se ai do t’i përballojë pasojat”.

“Unë e ndaj shqetësimin e tij. Por problemi është se pasojat bien mbi përpjekjet tona, paqësore e luftarake, dhe rezultatet që kemi arritur deri tani në fuqizim, konsolidim e anëtarësimin e shtetit të Kosovës në mekanizmat ndërkombëtarë”, ka shkruar Hoti në “Facebook”.

Ai ka theksuar se kur aleatët nuk na mbështesin, pasojat nuk i bartin vetëm ata në krye të institucioneve.

“Pasojat i bartim të gjithë. Sigurisht se na duhet konsensus nacional për veprimet që ndërmerren në përballje me situatën e krijuar. Por nuk mund dhe nuk duhet të rreshtohemi prapa atyre që nuk kanë ide si do të menaxhohet dhe përmbyllet në interesin e Kosovës kjo situatë komplekse politike dhe e sigurisë”.

“Sigurisht se kjo situatë ka ardhur si pasojë e ndërhyrjes së Serbisë tek komuniteti serb në Kosovë. Por kësaj radhe, për shkak se nuk i morëm parasysh këshillat e aleatëve, Kosova ka rënë në grackën e Serbisë”, ka thënë deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e…