Hoti: S’ka rëndësi kush e udhëheq dialogun, por formati dhe temat

01 qershor 2018 | 11:56

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, në konferencën javore për medie ka thënë se për këtë parti nuk është me rëndësi se kush e udhëheq këtë proces, por me rëndësi janë temat dhe formati i dialogut.

“Nuk është çështje dhënia e mandatit të askujt. Atë që kanë thënë zyrtarët e lartë të LDK-së është se nuk do t’ju ikim përgjegjësive shtetërore. Para të hënës ne do të diskutojmë më gjerësisht dhe do të merret qëndrimi. Tema se kush duhet t’i udhëheq bisedimet nuk është tema më e rëndësishme, duhet të dakordohemi për formatin dhe temat”, është shprehur Hoti.

Ai ka thënë se presidenti Hashim Thaçi është person joideal për ta udhëhequr dialogun me Serbinë.

Pavarësisht kësaj, Hoti ka thënë se LDK-ja do ta luajë rolin e saj konstruktiv edhe në këtë çështje.

Më tutje, Hoti ka prezantuar edhe disa statistika, të cilat sipas tij tregojnë besueshmërinë e vogël të qytetarëve në qeveri dhe në presidentin.

Ai ka kritikuar kryeministrin Ramush Haradinaj me vendimet e tij të fundit për emërimin e koordinatorëve.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri dhe lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka uruar…