
Hoti sot në Samitin e Sofjes
10 nëntor 2020
| 08:37
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, sot merr pjesë në Samitin e Sofjes – Vendet e Ballkanit Perëndimor 6, i cili është vazhdimësi e procesit të Berlinit.
Tema e Samitit të Sofjes është Tregu i Përbashkët Rajonal – Katalizator drejt Tregut të Bashkimit Evropian, ka njoftuar Qeveria e Kosovës.
Për shkak të pandemisë me Covid-19 takimi do të jetë virtual dhe Republika e Kosovës do të marrë pjesë mbi bazën e të barabartëve.
Në Samitin e Sofjes marrin pjesë: kancelarja gjermane Angela Merkel, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, komisionari i BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi dhe burrështetas të tjerë të vendeve anëtare të BE-së.