
Hoti sot viziton ShSKUK-në
24 dhjetor 2020
| 08:17
Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka njoftuar se shefi i ekzekutivit do ta vizitojë Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës në orën 11:00.
Në vizitën e tij ai do të shoqërohet nga ministri Armend Zemaj dhe u. d. drejtori i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi.
“Kryeministri Avdullah Hoti viziton menaxhmentin e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe Valbon Krasniqin, u. d. i Drejtorit të ShSKUK-së. Amfiteatri i Dekanatit të Fakultetit të Mjekësisë (QKUK), Prishtinë”, thuhet në njoftim.