Hoti: Sulmet e LV-së ndaj Gjykatës Kushtetuese, të papranueshme

08 gusht 2025 | 16:48

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka thënë se Gjykata Kushtetuese ka folur qartë, ndërsa sulmet e Lëvizjes Vetëvendosje ndaj Kushtetueses janë të papranueshme.

Ai ka thënë se sipas parimit demokratik, shumica vendos.

“Gjykata Kushtetuese foli qartë. Votimi duhet të jetë i hapur, sepse kështu funksionon demokracia. E drejta për propozim është e kufizuar dhe nuk mund të kthehet në farsë, siç u bë për 50 seanca rresht. Sulmet e LV-së ndaj Gjykatës Kushtetuese janë të papranueshme. Vendimet e saj duhen respektuar, ashtu si i kemi respektuar edhe kur nuk na kanë favorizuar. Shumica vendos. Ky është parim themelor demokratik dhe askush nuk mund ta mohojë”, ka shkruar Hoti në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të dielën, përballja miqësore mes Borussia Dortmundit dhe Juventusit nuk…