Hoti takohet me kryediplomatin grek

09 tetor 2020 | 11:40

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka filluar takimin me ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias.

Në këtë takim mediet janë lejuar që të marrin vetëm pamje.

Ministrja e Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, e ka pritur homologun e saj në aeroport derisa më vonë ajo do të presë edhe në Ministri.

Dendias ka dhënë shenja të forta se Greqia së shpejti do ta njohë pavarësinë e Kosovës. Ai  ka thënë se çështja e njohjes së Kosovës nuk është çështje e shpresës se a do ta njohë Greqia Kosovën ose jo, por është çështje e vendosjes së marrëdhënieve mes dy vendeve.

Pas takimit me Hotin, Dendias do të takohet edhe me kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.

Në takimin e Kryeministrisë, delegacionin nga Greqia e pritën edhe Haradianj-Stublla, zëvendëskryeministri Driton Selmanaj dhe shefja e kabinetit të Hotit, Ardita Dushi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dhjetëra kompani kanë ofertuar për blerjen e kompanisë mobile IPKO…