Hoti takohet me përfaqësuesit e institucioneve që merren me çështjen e të zhdukurve

14 korrik 2020 | 15:53

Në vigjilje të takimit të së enjtes në Bruksel, që do të mbahet me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka takuar të martën përfaqësuesit e institucioneve për çështjen e të zhdukurve.

Në këtë takim, të pranishëm ishin kryesuesi i delegacionit të Kosovës në grupin punues për çështjen e zhdukurve, Ibrahim Makolli, kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Prenk Gjetaj, shefi i Misionit të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në Kosovë, Agim Gashi dhe përfaqësuesi i Këshillit koordinues të asociacioneve të familjarëve të të pagjeturve, Ahmet Grajqevci.

Përfaqësuesit e këtyre institucioneve e kanë njoftuar kryeministrin Hoti për zhvillimet e deritanishme në procesin e gjatë e të vështirë të të pagjeturve, për sfidat aktuale në këtë proces dhe për synimet e mëtejme në përshpejtim dhe përfundim të procesit.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndeshja mes Sakhalinets dhe Legions, klube që garojnë në ligën…