Hoti takon menaxhmentin e “Trepçës” dhe Sindikatën e Telekomit, diskutojnë për tejkalimin e situatës financiare

28 tetor 2020 | 16:41

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti bashkë me ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, ka takuar Bordin dhe Menaxhmentin e “Trepçës”, të cilës i është bllokuar llogaria për shkak të borxheve ndaj kreditorëve.

Pavarësisht performancës së mirë dhe rritjes së prodhimit për 28 për qind gjatë këtij viti, rënia e çmimeve në bursa dhe tregje ndërkombëtare e ka nxjerrë këtë kompani me afarizëm negativ.

“Trepça ka trashëguar kontrata të pafavorshme të cilat po i shkaktojnë dëme financiare. Prandaj, Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit do të bashkëpunojë me Bordin dhe Menaxhmentin e Trepçës, në përgatitjen e planit të biznesit për tejkalim të situatës”, thuhet në njoftim.

Hoti bashkë me Kuçin, sot ka takuar edhe Sindikatën e Telekomit të Kosovës, të cilës po ashtu u janë bllokuar llogaritë, edhe pse në tre muajt e fundit Telekomi i Kosovës ka performuar pozitivisht.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Bërthamore (IAEA) tha se Irani ka…