Hoti të martën takohet me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s

06 shtator 2020 | 14:42

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka bërë me dije së të martën do të takohet me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Kosova është e bekuar me miqtë e saj. “Të martën, në selinë e NATO-s në Bruksel, takohem me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, të cilin e falënderoj për gatishmërinë.  Kosova është e bekuar me miqtë e saj, në të dy anët e Atlantikut”, ka shkruar Hoti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti Ilir Meta ka dekretuar datën e zgjedhjeve. Zgjedhjet e…