
Hoti: Vendimi i vitit 2010 për Taskë Forcën ka qenë jokushtetues
29 tetor 2020
| 11:56
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka folur në Kuvendin e Kosovës në lidhje me shuarjen e taskë-forcës.
Hoti ka thënë se çdo jurist e ka të qartë se vendimi i qeverisë së vitit 2010 për task-forcën është kundër kushtetues.
Kryeministri Hoti ka thënë se qeveria nuk mund t’i kërkojë prokurorisë që të trajtojë çështje të drejtësisë.
Ky reagim i kryeministrit Hoti ka ardhur pas akuzave të deputetit të PDK-së, Abelard Tahiri në raport me shuarjen e taskë-forcës.