
Hoti: Vetëm marrëveshje të mira presim nga Shtëpia e Bardhë
04 shtator 2020
| 17:21
Delegacioni i Kosovës është nisur drejtë Shtëpisë së Bardhë, ku do të mbahet takimi me presidentin amerikan Donald Trump dhe atë serb, Aleksandër Vuçiq.
Para nisjes, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se nga Shtëpia e Bardhë Kosova pret vetëm marrëveshje të mira. “Vetëm marrëveshje të mira presim nga Shtëpia e Bardhë”, ka thënë Hoti.