Hoti: Viti 2026 nis me tarifa të rritura të ujit dhe kanalizimeve, në prill do të shtrenjtohet rryma

07 janar 2026 | 11:03

Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se vitit 2026 ka nisur me tarifa të rritura të ujit dhe kanalizimeve.

“Në regjionin e Prishtinës, rritja është 43.85% për amvisëri dhe 40.01% për biznese. Në anën tjetër, furnizimi me ujë nuk është përmirësuar mjaftueshëm, humbjet e ujit në rrjet mbesin të larta, kompanitë e ujësjellësit vazhdojnë të kenë raporte të auditimit me plot vërejtje substanciale. Brenda këtyre tarifave të rritura paguhet edhe për derdhjen e ujërave të zeza, por ato ujëra të zeza nuk trajtohen. Ato derdhen në lumenj. Në prill pritet të shqyrtohet rritja e serishme e energjisë elektrike. Tatimi në pronë për biznese sivjet nis me rritje substanicale gjithashtu”, ka shkruar Hoti në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zbulimi i Gligorovit: BE kishte plan për ta futur Jugosllavinë…