
Hoti: Vizita e delegacionit amerikan do ta thellojë edhe më tej miqësinë Kosovë-ShBA
21 shtator 2020
| 18:29
Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se vizita ambasadorit Richard Grenell dhe e kryeshefit ekzekutiv të Korporatës Ndërkombëtare të Financave të Zhvillimit të ShBA-së, Adam Boehler, është e karakterit të veçantë.
Hoti përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se kjo vizitë do të thellojë edhe më tej miqësinë Kosovë-ShBA.
“Shumë i lumtur që sot po i pres në vizitë ambasadorin Richard Grenell, e kryeshefin Ekzekutiv të Korporatës Ndërkombëtare të Financave të Zhvillimit të ShBA-së, Adam Boehler, bashkë me një delegacion të lartë të qeverisë amerikane. Kjo vizitë është shumë e veçantë dhe do të thellojë edhe më tej miqësinë Kosovë-ShBA”, ka shkruar Hoti.
(M.Q / Epoka e re)