Hoti viziton Mustafën: U kalua edhe kjo, na presin shumë punë

11 prill 2018 | 19:51

Pas trajtimit në Gjermani për shkak të disa problemeve shëndetësore, ish-kryeministri i Kosovë Isa Mustafa, është kthyer në shtëpi.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka postuar një fotografi në  profilin e vet në “Facebook”, bashkë me Mustafën.

“U kalua edhe kjo. Na presin shumë punë. LDK e ka prapë përgjegjësinë, si tash e 28 vjet, t’i prijë popullit të Kosovës, dikur për liri e pavarësi, e tash drejt forcimit të shtetit ligjor, zhvillimit ekonomik dhe integrimit euro-atlantik”, ka shkruar Hoti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetarja e Komisionit parlamentar për Arsim, Teuta Haxhiu, e ka…