Hoti: Votimi i buxhetit mundëson mbështetjen për të papunët dhe bizneset

27 dhjetor 2020 | 17:01

Kuvendi i Republikës së Kosovës nesër (e hënën) do ta shqyrtojë Projektligjin për buxhetin e vitit 2021.

Me këtë rast, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se votimi i këtij projektligji mundëson mbështetjen për punëtorët e papunë dhe për biznese që janë në vështirësi financiare për shkak të pandemisë.

“Nesër në Kuvendin e Kosovës shqyrtohet Ligji i buxhetit për vitin 2021. Është e udhës që secili deputet të jetë në seancë dhe të mbështesë këtë ligj. Votimi i këtij ligji siguron stabilitet financiar në pjesën e partë të vitit të ardhshëm, kur të hyrat buxhetore janë të pakta. Votimi i këtij ligji mundëson mbështetjen për punëtorët e papunë dhe për biznese që janë në vështirësi financiare për shkak të pandemisë”, ka shkruar Hoti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KB Bashkimi ka mundur KB Pejën me rezultat 92:83 (19:33,…