Hotit i bëhet një pritje e veçantë nga kryeministri i Tajvanit

04 nëntor 2022 | 10:19

Kryeministri i Tajvanit, Su Tseng-chang i ka bërë një pritje të vecantë ish-kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotit në Taipei, i cili po qendron në një vizitë bashkë me eurodeputet, të cilët janë pjesë e Aleancës Ndërparlamentare për Politikën e Kinës. IPAK ka anëtarë deputet, senator dhe kongresmen nga mbarë bota demoktratike, nga SHBA-ja, Parlamenti Evropian, gjerman, francez etj.

Kryeministri tajvanez ka falenderuar këtë delegacion për qednrimet që kanë mbajtur në mbështetje të Tajvanit, duke kritikuar Kinen se përmes autokracisë po e shkatërron paqen në rajon.

Ditë më parë IPAK nga kryeqyteti amerikan Uashington kishte lëshuar një deklaratë, përmes së cilës japin zotimin se do të mbrojnë paqen dhe stabilitetin e ngushticës së Tajvanit dhe do të promovojënë vizitat e kongresmenëve nga vende të ndryshme në Tajvan.

Në të njëjtën kohë, në tetor, i bëri thirrje edhe një herë BE-së dhe vendeve evropiane që të mbështesin zhvillimi i Tajvanit dhe nënshkrimi i marrëveshjeve dypalëshe dhe shumëpalëshe për investime dhe tregti me Tajvanin.

Në emër të IPAK ka folur ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka theksuar në këtë takim me kryeministrin e Tajvanit se kjo vizitë është dëshmi e solidaritetit dhe mbështetjes që IPAC i jep Tajvanit.

Hoti ka theksuar se Kosova dhe Tajvani kanë shumë gjëra të përbashkëta dhe si ish-kryeministër I kupton shumë mirë sfidat e Tajvanit.

“Tajvani dhe Kosova po përballen edhe me situatën e fqinjëve të këqij, kështu që për të ruajtur synimet e paqes, të dyja palët duhet të bashkëpunojnë më tej dhe të gjejnë mënyra për të ruajtur paqen”, ka shtuar Hoti.

Ai është zotuar se porsa të kthehet në Kosovë do të kërkoj nga Qeveria dhe Parlamenti i Kosovës që t’i japin mbështetje Tajvanit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Edi Rama, në kuadër të turit që po bën…