Houstoni mezi e mposhti Milwaukeen

03 gusht 2020 | 13:55

Janë luajtur gjashtë ndeshjet e radhës në NBA, kompeticion që po e përfundon sezonin e rregullt në “Disney World”, në Orlando, me tri fusha në dispozicion.

Brooklyn Nets mposhtën Washington Wizards 118-110, falë paraqitjes se shkëlqyeshme të Caris LeVert, që e mbylli sfidën me 34 pikë, pa harruar 27 pikët e Joe Harris dhe 22 pikë e 15 “rebound” të Jarrett Allen, ndërsa në radhët e Wizards spikati me 30 pikë dhe 13 rikuperime Thomas Bryant dhe Troy Brown, sërish me “double double”, 22 pikë e 10 “rebound”.

San Antonio Spurs triumfuan ndaj Memphis Grizzlies me vetëm dy pikë diferencë: 108-106. Pesë basketbollistë të skuadrës nga Teksasi kishin numër dyshifror pikësh, çka tregon forcën e lojës së tyre kolektive. Spikati me 21 pikë dhe 10 rikuperime Dejounte Murray, ndërsa për Grizzliez për pak realizoi “triple double” J. Morant (25 pikë, 9 “rebound” dhe 9 asistime).

Me gjithë përpjekjet e Damian Lillard (30 pikë e 16 asistime) dhe Jusuf Nurkic (30 pikë), Portland Trail Blazers nuk ia dolën të shmangnin humbjen përballë Boston Celtics, duke u dorëzuar në fund me rezultatin 124-128. Skenën e rrëmbeu Jayson Tatum me 34 pikë, ndërsa Jaylen Brown shtoi edhe 30 pikë të tjera për Celtics.

Giannis Antetokounmpo bëri të pamundurën përballë Houston Rockets, duke shënuar plot 36 pikë dhe dhënë 18 asistime, por Milwaukee Bucks u dorëzuan vetëm në minutat e fundit me rezultatin 120-116. Vendimtare në këtë sukses së teksanëve dyshja Westbrook-Harden me 55 pikë në total (31 dhe 24).

 

Fitore e dhimbshme për Orlando Magic, që mundën Sacramento Kings 132-116, por humbën Jonathan Isaac, i cili këputi ligamentit anësor kryqëzues. Për të sezoni ka përfunduar.

Pavarësisht paraqitjes fenomenale të Luka Doncicit, i cili realizoi 40 pikë dhe rikuperoi 11 topa, dhe 30 pikëve të Kristaps Porzingis, Phoenix Suns fituan 117-115 ndaj Denver Guggets falë 30 pikëve të Devin Booker dhe 20 të Ricky Rubios. /SS/

Rezultatet

Washington Wizards – Brooklyn Nets       110-118
Portland Trail Blazers – Boston Celtics      124-128
San Antonio Spurs – Memphis Grizzlies    108-106
Sacramento Kings – Orlando Magic           116-132
Milwaukee Bucks – Houston Rockets        116-120
Dallas Mavericks – Phoenix Suns               115-11

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit është mbajtur një punëtori…