Hovenieri në takimin lamtumirës me Rexhepin: ShBA-ja vazhdon të jetë partnere me të gjithë njerëzit e Kosovës

09 dhjetor 2024 | 15:29

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka zhvilluar takim lamtumirës edhe me zëvendëskryeministren Emilija Rexhepi.

Hovenieri ka shkruar në platformën “X” se është frymëzues përkushtimi i saj, në avancimin e përfaqësimit multietnik në vend.

”Pata një takim lamtumirës me zëvendëskryeministren Emilija Rexhepi, përkushtimi i së cilës për avancimin e përfaqësimit multietnik të Kosovës është frymëzues. Fuqia e Kosovës qëndron në diversitetin e saj dhe Ambasada e ShBA-së do të vazhdojë të jetë partnere me të gjithë njerëzit e Kosovës për të ndihmuar në ndërtimin e një shoqërie më transparente, më të gjallë dhe demokratike”, ka shkruar ambasadori amerikan.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Familjarët e Isni Kilajt përmes avokatit të tij, Iain Edwards…