Hovenieri vlerëson përpjekjet e Rashiqit për kthimin e serbëve

14 gusht 2023 | 16:02

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka njoftuar të hënën se ka takuar ministrin serb të Qeverisë së Kosovës, Nenad Rashiq, i cili drejton Ministrinë për Komunitete dhe Kthim.

Hovenieri është ndalur të detyrat e Rashiqit për kthimin e serbëve në Kosovë, duke thënë se i vlerësojnë përpjekjet e tij dhe të ekipit të tij për çështjen e kthimi të serbëve që duan të kthehen.

“Takim i mirë me ministrin për Komunitete dhe Kthim, Rashiq. I vlerësojmë përpjekjet e ministrit dhe ekipit të tij për të përkrahur të gjithë ata që cilët duan ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për kthim në kushte të dinjitetshme dhe të sigurta”,  ka shkruar Hovenieri “Twitter”.

Më tutje, Hovenier  ka thënë se çështja e kthimit të serbëve në Kosovë “mbetet një prioritet i lartë për Shtetet e Bashkuara dhe partnerëve tanë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barcelona e ka nisur me barazim pa gola sezonin në…