Hoxha: Bashkimi Evropian e ka në agjendë liberalizimin e vizave për Kosovën

19 gusht 2018 | 20:34

Ministrja e Integrimit Europian Dhurata Hoxha ka thënë se BE tashmë e ka në agjendë liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Komisioni LIBE është hapi i radhës dhe ky komision menjëherë pas pushimeve verore, në fund të gushtit, në fillim të shtatorit e ka agjendën e caktuar të takimeve dhe aty duhet të jetë edhe çështja e Kosovës, pra liberalizimi i vizave”, ka deklaruar Hoxha.

Ndërkohë Ministrja Hoxha është e bindur se tashmë Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret edhe pse thotë se nevojitet vazhdim i reformave sidomos në drejtësi.

“Patjetër që duhet të tregojmë përkushtimin tonë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vazhdimësi’, ka shtuar Hoxha për “RTK”.

Ndër të tjera Ministrja Hoxha ka paralajmëruar se në fillim të muajit shtator ajo dhe akterët e tjerë institucional do të nisin vizita në vende të ndryshme të Bashkimit Europian për t’i bindur vendet anëtare pasi vendimi final për vizat merret në Këshillin e Ministrave të BE’së e ku janë të përfaqësuara shtetet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
AS Roma ka shënuar një fitore të vështirë, por shumë…