
Hoxha e PDK-së për Kurtin: Njeriu i cili jeton vetëm me drama do analizë dhe diagnozë të vërtetë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Eliza Hoxha, ka reaguar në lidhje me vendimin për liberalizimin e tregut në energji.
Ajo ka thënë se askush nuk është kundër liberalizimit, por jo vetëm me një kompani si e para.
Në këtë kontekst, Hoxha ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti për drama.
“Njeriu i cili jeton vetëm për dhe me drama do analizë e diagnozë të vërtetë. Kurti si majtist tani flet për liberalizim tregu në energji e ne të tjerë duhet të bijmë sërish në grackën e tij e të flasim se sa keq po bënë. Ta bëjmë të qartë se askush nuk është kundër liberalizimit t tregut. Por ama nuk mund të quhet e as të bëhet liberalizimi kështu si e proklamon deputeti aka Kryeministri ilegal në detyrë z.Kurti bashkë me ZRrE-në. Nuk ka liberalizim me vetëm një kompani si e para. E dyta le të supozojmë se do kishte më shumë kompani, e kam thënë edhe më herët dhe po e ripërsërisë që duhet një afat tranzitor për të lënë hapësirë e mundësi për bizneset që të përgatiten për të operuar në rrethana të reja”, ka shkruar Hoxha në “Facebook”.