Hoxha konfirmon largimin nga Suhareka

11 korrik 2025 | 15:56

Futbollisti Yll Hoxha edhe zyrtarisht është larguar nga skuadra e Suharekës. Lajmin e ka bërë të ditur vet Hoxha me anë të një postimi në “Facebook”. Yll Hoxha ishte pjesë e kësaj skuadre në dy vitet e fundit dhe njëherit edhe kapiten i skuadrës.

“Dy vite në FC Suhareka – një vit plot suksese, tjetri plot mësime dhe reflektim. Faleminderit klubit FC Suhareka për mundësinë, dhe tifozëve për mbështetjen në çdo moment. Mirënjohje për ata që vlerësuan angazhimin dhe profesionalizmin tim. Gati për kapitullin e radhës!”, ka shkruar Hoxha.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të hënën me 14 korrik 2025 pritet të shpallet aktgjykimi…