Hoxha: Liberalizimi, gjashtë muaj pas ratifikimit të Demarkacionit

28 shkurt 2018 | 08:22

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka thënë se pret që liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës të bëhet gjashtë muaj pas ratifikimit të Demarkacionit me Malin e Zi.

Hoxha shpreson që partitë politike e kanë kuptuar seriozitetin e përmbushjes së detyrimeve ndërkombëtare dhe se do ta votojnë Marrëveshjen e Vjenës në mënyrë që Kosova ta fitojë liberalizimin e vizave.

Gjatë kësaj interviste për “Zërin” ajo po ashtu ka thënë se Kosova ka bërë hapa pozitivë në kriterin tjetër për liberalizimi e vizave e që është luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Madje, sipas ministres Hoxha, Kosova ka lëvizur për 10 vende në të mirë në luftimin e krimit dhe se në Ballkan jemi të dytët në renditje nga shtetet aspiruese për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Ne nuk mund të japim afat konkret se kur do të mund të udhëtojnë qytetarët lirshëm në Zonën e Shengenit, pasi që e gjithë procedura legjislative varet nga mekanizmat e brendshëm të institucioneve të BE-së. Sidoqoftë, çfarë mund themi është që pritjet e Ministrisë së Integrimit Evropian janë që e gjithë kjo procedurë të mos zgjasë më shumë se 6 muaj nga data e ratifikimit të Marrëveshjes së Demarkacionit. Një afat i tillë kohor është realist, pasi që është aplikuar në rastin konkret të liberalizimit të vizave në të kaluarën me vende të treta”, ka thënë ministrja Hoxha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefja e Zyrës e Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalya Apostolova…