Hoxha: Luftëtarët e lirisë padrejtësisht po gjykohën në Hagë

15 nëntor 2020 | 16:51

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Sejdi Hoxha, ka thënë se dega e PDK-së në Drenas së bashku me disa veteran të UÇK-së dhe familjar të dëshmorëve përmes një aksioni simbolik shprehën solidaritet për luftetaret e lirisë të cilët sipas tij, padrejtësisht po gjykohen në Hagë.

“Kosova ka bërë një luftë të drejtë, të pastër, UÇK ka qenë e zotuar për respektim të Konventave Ndërkombëtare të Luftës gjë që është manifestuar në të gjitha komunikatat e lëshuara nga UÇK-ja”, ka thënë Hoxha.

Postimi i plotë i tij në “Facebook”:

Dega e PDK-së në Drenas së bashku me disa veteran të UÇK-së dhe familjar të dëshmorëve përmes një aksioni simbolik shprehën solidaritet për luftetaret e lirisë të cilët padrejtësisht po gjykohen në Hagë.

Presidenti Hashim Thaçi, Kryetari Kadri Veseli, si dhe bashkëluftetaret e tyre janë krenaria jonë, çlirimtaret, ideologet dhe arkitektet e krijimit të shtetit tonë të ri.

Kosova ka bërë një luftë të drejtë, të pastër, UÇK ka qenë e zotuar për respektim të Konventave Ndërkombëtare të Luftës gjë që është manifestuar në të gjitha komunikatat e lëshuara nga UÇK-ja.

Kauza legjitime e luftës vetë-mbrojtëse, qëllimi fisnik çlirimtar dhe orientimi i qartë ideolgjik drejt vlerave perëndimore të UÇK-së për një shtet demokratik rezultoi me mbështetjen politike e ushtarake të NATO-së në krye me SHBA-të.

Pastërtia e luftës së UÇK-së është konfirmuar disa herë nga drejtësia ndërkombëtare, jemi të sigurt qe kjo do të ndodhë përsëri.

Krenar me Ju çlirimtar, ju presim ballëhapur dhe faqebardhë.

Sejdi Hoxha

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Austria ka vendosur masën e izolimit mbarëkombëtar në përpjekje për…