Hoxha, më i vlerësuari nga britanikët për drejtor të policisë

08 shkurt 2023 | 15:11

Gazmend Hoxha ka dalë i pari me pikë në konkursin e shpallur për drejtor të përgjithshëm të Policisë, sipas rezultateve që i kanë publikuar britanikët, të cilët e kanë vëzhguar konkursin.

Hoxha, i cili aktualisht mban pozitën e drejtorit të Departamentit për Operacione, ka marrë 27.5 pikë nga 40 sa ishin gjithsej.

Ky është vlerësimi i vëzhguesve të përkrahur nga Ambasada britanike në Prishtinë. Ndërsa nuk dihet vlerësimi i komisionit, që përbëhej nga Fahrije Tërnava, Naim Bardiqi, Blerim Hasani, Refike Sulçevci dhe Skender Përteshi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka publikuar agjendën shtetërore…