Hoxha merr përkrahjen e Çekisë për liberalizimin e vizave

18 shtator 2018 | 11:26

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, në kuadër të vizitës së saj në Çeki është pritur në takim nga kryetar i Komisionit për Siguri në Parlamentin çek, Radek Koten, me të cilin ka diskutuar për përmbylljen e procesit të liberalizimit të vizave.

Me këtë rast ajo ka thënë se qytetarët e Kosovës presin nga vendet mike, si Çekia, të njohë të arriturat dhe të mundësojë lëvizjen e lirë të qytetarëve tanë duke përkrahur votimin në Këshillin e Ministrave.

“Në kuadër të vizitës zyrtare në Çeki, takimi me z. Radek Koten, kryetar i Komisionit për Siguri në Parlamentin çek, ishte shumë inkurajues. Reformat dhe plotësimi i të gjitha kushteve për liberalizim ishin fakt i mirëpritur. Qytetarët e Kosovës presin nga vendet mike, si Çekia, të njohë të arriturat dhe të mundësojë lëvizjen e lirë të qytetarëve tanë duke përkrahur votimin në Këshillin e Ministrave. Faleminderit z. Koten për përkrahjen!”, ka shkruar Hoxha në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas 115 ditësh nga triumfi i fundit, i treti radhazi…