
Hoxha: Një Qeveri e dështuar s’mund ta dështoj ekonominë e vendit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Sejdi Hoxha ka thënë se tentimi i qeverisë Hoti për mbyllje totale të vendit është ide e cila ka për qëllim të fsheh dështimet e kësaj qeverie në menaxhimin e situatës së pandemisë.
Sipas tij, një Qeveri e dështuar s’mund ta dështoi ekonominë e vendit.
Hoxha po ashtu ka folur edhe për deklaratën e shefit të grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, për mos votimin e opozitës për Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.
“Deklarata e z. Arben Gashi e cila mundohet të ja hedh fajin opozitës për dështimin e ligjit për rimëkëmbje ekonomike është qesharake dhe e papërgjegjshme , Arben po harron që PDK ka prezantuar pako për rimëkëmbje ekonomike, ju ka kërkuar bashkëpunim, por jeni treguar neglizhent jo bashkëpunues dhe keni vepruar me inate, nuk mundet opozita të ju zgjedh problemet e koalicionit qeverisës”.
Postimi i plotë i Hoxhës në “Facebook”:
Një Qeveri e dështuar nuk mund ta dështoi ekonominë e vendit.
Tentimi i qeverisë Hoti për mbyllje totale të vendit është ide e cila ka për qëllim të fsheh dështimet e kësaj qeverie në menaxhimin e situatës së pandemisë, disa herë kam paralajmëruar në foltoren e Kuvendit që nëse nuk forcohen masat mbrojtëse kundër Covid-19 në shkolla nga qeveria shkollat do të mbyllen, kjo fatkeqësisht edhe ndodhi.
Koalicioni qeveritar ka dështuar plotësisht t’i ndihmoj bizneset dhe qytetarët e prekur nga pandemia, kanë kaluar më shumë se 6 muaj që kjo qeveri nuk mund ta votoj një pako për rimëkëmbje ekonomike, pra ne vend që ti mbështes bizneset ajo i varfëron ato me masa qesharake dhe me provokime për mbyllje totale të vendit.
Deklarata e z. Arben Gashi e cila mundohet të ja hedh fajin opozitës për dështimin e ligjit për rimëkëmbje ekonomike është qesharake dhe e papërgjegjshme , Arben po harron që PDK ka prezantuar pako për rimëkëmbje ekonomike, ju ka kërkuar bashkëpunim, por jeni treguar neglizhent jo bashkëpunues dhe keni vepruar me inate, nuk mundet opozita të ju zgjedh problemet e koalicionit qeverisës.