
Hoxha paraqet dy kandidatët e Nismës për këshilltar komunal në Gjakovë
17 korrik 2021
| 11:45
Kryetari i Nismës Socialdemokrate në Gjakovë, Fazli Hoxha, ka prezantuar dy emrat e parë të kandidatëve për këshilltar komunal në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.
Hoxha ka prezantuar Vehat Hoxhajn dhe Agron Tahiraj, për të cilët ka vlerësime të larta.
Fazli Hoxha përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se këta dy emra do ta fuqizojnë Nismën dhe do të jenë zëri i qytetarëve në asamblenë komunale.