Hoxha: PDK-ja ia ka kthyer letrën LV-së për mocionin, kemi kërkuar sqarime

18 gusht 2020 | 13:00

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), iniciativës së Lëvizjes Vetëvendosje për rrëzimin e qeverisë Hoti, i është përgjigjur me disa pyetje në formë sqarimi, për të cilat ende nuk ka marrë përgjigje.

Deputeti i kësaj partie, Sejdi Hoxha, ka thënë se kanë kërkuar disa sqarime nga LV-ja, duke përfshirë edhe “vija e kuqe” të bashkëpunimit me PDK-në.

“Kemi përjashtuar një varg pyetjesh tek Lëvizja Vetëvendosje, fillimisht kemi kërkuar të dimë që ai ka hequr Vetëvendosje, ‘vijat e kuqe’ për bashkëpunim me PDK-në. Çështje tjetër është se a ka ndryshuar vetë Vetëvendosje qëndrim, sepse kur LDK-ja ka marr një iniciativë për rrëzimin e qeverisë Kurti në kohë pandemie, kemi pas një reaksion jashtëzakonisht të madh nga ta edhe pse numri i të infektuarave ka qenë rreth 15 persona në ditë, ndërsa sot në piku e pandemisë, ku kemi deri 200 të infektuar në dite, pra, kemi kërkuar të dimë se çfarë ka ndryshuar, kur atëherë e ka kundërshtuar e tash inicion mocionin”.

“Shqetësimi jonë i tretë është se LV përmes këtij mocioni po mundohet të ja zgjasë jetëgjatësinë qeverisë Hoti, sepse nëse një iniciativë e tillë dështon, në bazë të ligjit asnjë parti nuk mund të iniciojë tjetër mocion mosbesimi”, ka thënë Hoxha për “EO”.

Ai ka bërë me dije se PDK-ja nuk do t’i jap nënshkrimet për këtë mocion, por ka thënë se mbështesin rrëzimin e qeverisë Hoti, e cila sipas tij është vazhdimësi e keqqeverisjes së ish-qeverisë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Bedri Tahiri Nёse nё letёrsi nuk hyn dhe jeta…