Hoxha: Qeveria po rrezikon jetën qytetarëve dhe shkatërrimin e bizneseve

27 shtator 2020 | 13:56

Deputeti i PDK-së, Sejdi Hoxha, konsideron se Qeveria e Kosovës po e rrezikon jetën qytetarëve dhe shkatërrimin e bizneseve me masat kundër Covid-19.

Hoxha ka kritikuar edhe orarin e punës, ku gastronomia mund të punojë nga ora 22:30 në 23:30, e që sipas tij kjo është fyerja më e madhe që mund të ju bëhet bizneseve. Thotë se këto veprime do t’i dërgojnë bizneset tona drejt falimentimit.

Postimi i plotë i Hoxhës:

Qeveria e Kosovës duhet urgjentisht të shtoi numrin e profesionisteve shëndetësor në shkolla të cilët përkujdesen për shëndetin e nxënësve dhe mësimdhënësve, në të kundërtën mosveprimi i qeverisë rrezikon jetën e tyre dhe detyron që Kosova t’i mbyllë prapë shkollat.

Në vend të marrjes së këtyre masave në shkolla ajo po tallet me bizneset duke ju zgjatur orarin e punës  nga ora 22:30 në 23:30, kjo është fyerja më e madhe që mund të ju bëhet bizneseve, veprimet e tilla do t’i dërgojnë bizneset tona drejt falimentimit.

Si deputet Kam disa pyetje për masat mbrojtëse të ndërmarra nga Qeveria.

1. Çka ndikon në mbrojtjen e qytetareve nëse ata qëndrojnë ne restorante apo kafiteri  edhe pas orës 23:30?

2. A nënkupton kjo që virusi shfaqet në afate të caktuara kohore, pra vetëm pas orës 23:30?

3. Pse nuk hapen banjat në Kosovë?, qytetaret tonë po detyrohen të shkojnë në banja të tjera si në Elbasan dhe vende të tjera

4. A po ju bëhen testet kundër COVID atyre qytetareve të cilët po kthehen nga banjat jashtë vendit në Kosovë?

5. Cila është lidhja e virusit COVID me muzikën? Pasi kërkuat së në ora 21:30 të ndalet muzika?

Populli pret të jeni të kujdesshëm në mbrojtjen e fëmijëve në shkolla, por dështimin tuaj në këtë aspekt mos e reflektoni tek bizneset të cilat edhe ashtu nuk i ndihmuat me pako fiskale e tani vetëm po i ngufatni me masa të cilat janë të cilat do ta sjellin para kolapsi biznesin e gastronomisë në Kosovë dhe sektorin privat në përgjithësi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Ramiz Azizi, ka thënë…