Hoxha: Rrezikshmëria në punë për policët nuk është paguar në tre muajt e fundit

06 qershor 2023 | 11:37

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka thënë se policëve nuk iu është paguar asnjë cent në tre muajt e fundit për rrezikshmërinë në punë.

Hoxha, ka raportuar në Komisionin për Siguri në Kuvendin e Kosovës, ku ka thënë mes tjerash se Policia e Kosovës akoma s’ka as sigurim shëndetësor.

Më tutje, Hoxha ka thënë se policët që janë të përfshirë në veri janë të pajisur me të gjitha mjetet e nevojshme për të garantuar sigurinë e tyre.

“Rrezikshmëria nuk është paguar në tre muajt e fundit. Jemi në bisedime me Ministrinë e Brendshme këtë muaj presim që të paguhemi”, ka thënë Hoxha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madrid është shumë pranë mbylljes së marrëveshjes me Jude…