Hoxha takon zyrtarin e FBI-së: Bashkëpunimi ka dhënë rezultate të prekshme në fushën e sigurisë

11 shtator 2025 | 14:02

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës Gazmend Hoxha, ka pritur në takim atasheun e ri ligjor të FBI-së, Brendan Collins, i cili mbulon Kosovën.

Me këtë rast, Hoxha ka thënë se bashkëpunimi  me FBI-në ka qenë gjithmonë i shkëlqyer.

“Gjatë takimit u diskutua për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit mes Policisë së Kosovës dhe FBI-së. Drejtori i Përgjithshëm deklaroi se ky bashkëpunim ka qenë gjithmonë i shkëlqyer dhe ka prodhuar rezultate të prekshme në fushën e sigurisë. Ai shprehu gatishmërinë e tij për të forcuar më tej këtë partneritet në të ardhmen”, ka njoftuar policia.

Theks i veçantë në këtë takim i është vënë bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar dhe fenomeneve të tjera me interes të përbashkët.

Ndërsa në këtë vizitë, Collins ishte i shoqëruar nga bashkëpunëtorë të FBI-së nga Sofja dhe përfaqësues të Ambasadës së ShBA-së në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Prof. Dr. Fadil Maloku / Sociolog dhe profesor i…