Hoxha tregon vendet të cilat hezitojnë rreth liberalizimit të vizave për Kosovën

10 korrik 2019 | 14:33

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, ka raportuar të mërkurën në Komisionin për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, lidhur me çështjen e liberalizimit të vizave.

Para deputetëve, ajo ka thënë se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret, por nuk e di se kur do të hidhet në votim në Këshillin e Ministrave heqja e vizave.

Ministrja Hoxha ka theksuar se Franca, Belgjika dhe Holanda kanë hezitime sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Në zvarritje ka ndikuar edhe gjendja politike brenda Parlamentit Evropian. Në takimin që kemi pasur në Gjermani me ministrin e Brendshëm kemi marrë mbështetje për vizat. Franca, Holanda, Belgjika kanë dilema për liberalizimin e vizave në Kosovë”, ka thënë Hoxha, duke shtuar se brenga e Francës mbetet çështja e emigrimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjate dekadës së ardhshme, gati gjysma e të gjithë blerjeve…