Hoxha u shpërndan libra shkollor nxënësve të shkollës “Aziz Sylejmani” në veri  

09 nëntor 13:11

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, sot u ka shpërndarë disa libra shkollore nxënësve të paraleles së ndarë të shkollës “Aziz Sylejmani” në veri të Mitrovicës.

Ajo ka thënë se vizita në këtë shkollë është përkrahje jo vetëm për nxënësit por edhe familjet që jetojnë këtu duke mos harruar asnjëherë se shteti do të kujdeset maksimalisht për çështjet jetike të qytetarëve në çdo pjesë të vendit.

“Librat e lektyrës shkollore për bibliotekën të shpërndara sot në paralelen e ndarë të shkollës ‘Aziz Sylejmani’ në veri të Mitrovicës është mbajtje e premtimit që ta furnizojmë bibliotekën me libra të nevojshëm për nxënësit dhe të rinjtë e vyer e të përkushtuar për arsimim. Nderim për arsimtarët dhe arsimdashësit që pavarësisht kushteve e rrethanave, bëjnë arsimimin e të rinjve drejt vlerave më të mira edukative e profesionale. Vizita në këtë shkollë është përkrahje jo vetëm për nxënësit por edhe familjet që jetojnë këtu duke mos harruar asnjëherë se shteti ynë do të kujdeset maksimalisht për çështjet jetike të qytetarëve në çdo pjesë të vendit”, ka shkruar Hoxha në llogarinë e vet në “Facebook”.

Image may contain: 4 peopleImage may contain: 4 people, people smiling, people standing and indoor/Epoka e re/ 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Libri më i ri i studiuesit dhe njohësit të mirë…