Hoxha uron Ditën e pavarësisë së ShBA-së

04 korrik 2019 | 13:39

Anëtari i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate, Fazli Hoxha, ka uruar qytetarët e Shteteve të Bashkuara (ShBA) me rastin e shënimit të 243-vjetorit të ditës së pavarësisë.

Ai ka thënë se populli i Kosovës do të jetë përjetë mirënjohës ShBA-ve për kontributin e jashtëzakonshëm në çlirimin e Kosovës dhe në përkrahjen për ndërtimin e institucioneve të reja dhe demokratike.

Hoxha ka vlerësuar se shteti ynë duhet ta ruajë miqësinë përjetësisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Sot Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë 243-vjetorin e Ditës së Pavarësisë. Dita e sotme, 4 Korriku, është festë për tërë botën liridashëse, në veçanti edhe për ne, Republikën e Kosovës. Populli i Kosovës do të jetë përjetë mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe popullit amerikan për kontributin e jashtëzakonshëm në çlirimin e Kosovës dhe në përkrahjen për ndërtimin e institucioneve të reja dhe demokratike. Kosova duhet ta ruajë miqësinë përjetësisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Urime popullit amerikan Ditën e Pavarësisë!”, ka shkruar Hoxha në llogarinë e vet në “Facebook”.

 /Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot në Policinë e Kosovës ka qëndruar një delegacion ekspertësh…