Hoxhaj alarmon: Raketat kineze në Serbi rrezikojnë stabilitetin rajonal

13 mars 2026 | 11:45

Ish-ministri i Jashtëm dhe deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka komentuar blerjen e raketave supersonike nga Serbia prej Kinës, duke thënë se ky zhvillim përbën shqetësim.

“Serbia që po siguron kapacitete goditëse hipersonike me raketa kineze ngre pyetje serioze për sigurinë rajonale. Ballkani nuk mund të përballojë rikthimin e mendësisë hegjemoniste apo trashëgiminë e Serbisë që vepron si ‘Rusia e vogël’. NATO duhet të forcojë parandalimin për të mbrojtur stabilitetin”, ka shkruar Hoxhaj në platformën “X”.

Serbia ka blerë raketa balistike supersonike nga Kina, ka konfirmuar presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ndërsa Kroacia fqinje ka kërkuar reagim nga aleanca e NATO-s.

Me këtë blerje, Serbia është bërë vendi i parë, pas Pakistanit, që siguroi nga Kina raketa “CM-400”, me fuqi të madhe shkatërruese.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka mirëpritur mbledhjen…