
Hoxhaj bashkë me miq e veteranë të UÇK-së festojnë Ditën e Çlirimit në Prizren (video)
12 qershor 2025
| 22:24
Ish-ministri i Punëve të Jashtme, deputeti, Enver Hoxhaj, ka festuar bashkë me miq Ditën e Çlirimit të Kosovës në qytetin historik të shqiptarëve në Prizren.
Hoxhaj në platformën “Facebook” ka postuar një video ku shihet krah Kudusi Lamës, Nait Hasanit, Bislim Zyrapit dhe shumë veteranëve të UÇK-së.
“Duke e festuar Ditën e Çlirimit të Kosovës, në kryeqytetin historik të shqiptarëve, në Prizren, bashkë me Kudusi Lamën, Nait Hasanit, Bislim Zyrapin, Bajrush Xhemailin, Besim Zogajn, Sadik Zeqirin e me shumë veteranë të UÇK-së!”, ka shkruar Hoxhaj përmbi këtë video.
Video: https://www.facebook.com/share/r/16cyA3FKQ4/