Hoxhaj: Çështja e Konventës e mbyllur, jam me PDK-në dhe Bedri Hamzen

21 nëntor 2025 | 00:06

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se çështja e konventës për kryetarin e partisë, për të cilën kishte pasur vërejtje, është tani e mbyllur.

Ai tha se respekton vendimin e partisë dhe se tashmë do të jetë në përkrahje të partisë dhe kryetarit, Bedri Hamza, në zgjedhjet e reja nacionale të 28 dhjetorit.

“Kur gara fillon jashtë, unë jam me PDK-në, jam me Bedriun. Për mua çështja e konventës është e mbyllur”, deklaroi Hoxhaj në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Hoxhaj shtoi se kryetari i ri i partisë, Bedri Hamza, ka forcën dhe mbështetjen e nevojshme për ta çuar PDK-në përpara. Ai bëri të ditur gjithashtu se do të marrë pjesë në garën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Anëtari i kryesisë së PDK-së theksoi se si parti janë të gatshme për zgjedhje.

“Si parti që është në opozitë dhe që ka fituar disa palë zgjedhje, me kapacitet politik, intelektual dhe profesional, natyrisht që jemi të gatshëm për zgjedhje. Kur je në opozitë, ke një qartësi të mirëfilltë për kërkesat e qytetarëve të Kosovës, pritjet që ka vendi dhe çfarë duhet të plasojë si platformë politike”, shtoi Hoxhaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka…