Hoxhaj: Dërgesa e armëve nga Kina në Serbi, përbën një kërcënim serioz për Ballkanin Perëndimor, veçanërisht për Kosovën

10 prill 2022 | 17:59

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës. Enver Hoxhaj, ka thënë se dërgesa e armëve nga Kina në Serbi, përbën kërcënim serioz veçanërisht për Kosovën.

Përmes një cicërime në rrjetin social Twitter, Hoxhaj ka thënë se është një epokë kur shtetet ndahen në demokraci kundër autokracive.

“Dërgesa e fundit e armëve nga Kina në Serbi, më parë edhe nga Rusia, përbën një kërcënim serioz për Ballkanin Perëndimor, veçanërisht për Kosovën. Jemi në një epokë kur shtetet ndahen në demokraci kundër autokracive. Kina dhe Serbia kanë zgjedhur këtë të fundit për të qenë bashkë”, ka shkruar Hoxhaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Vushtrri kishte festë hendbolli të shtunën mbrëma. Skuadra me…