
Hoxhaj: Do ta rindërtojmë çdo shtëpi në veri të Kosovës
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, së bashku me disa kandidatë për deputetë nga kjo parti, kanë vizituar veriun e Kosovës.
Vizita e Hoxhajt vjen me rastin e 21-vjetorin e vrasjes së dhjetë shqiptarëve, dhe në kuadër të fushatës elektorale.
Më tutje, Hoxhaj ka thënë se me PDK-në në qeveri do të rindërtohet çdo shtëpi në veri të Kosovës.
“Në Mitrovicën e Veriut, aty ku para 21 vjetësh, më 3 dhe 4 shkurt 2000, u vranë 10 shqiptarë, u plagosën 25 dhe mbi 10 mijë u shpërngulën, pas dhunës dhe terrorit serb në sy të ndërkombëtarëve. Ne do të jemi zëri i tyre dhe do të gjejmë rrugë për të vendosur drejtësi. Ndërsa, për familjet shqiptare që jetojnë aktualisht në veri apo që duan të kthehen në pronat e tyre, #Rimëkëmbje do të ndajë edhe fonde për rindërtimin e shtëpive, për zhvillimin e bujqësisë, për punësimin dhe krijimin e ndërmarrjeve të vogla si biznese familjare. Ne po vazhdojmë atë që e nisi Hashim Thaçi, Bajram Rexhepi e Ali Kadriu, me përkrahjen edhe të Kadri Veselit. Çdo shtëpi do të rindërtohet në veri. Ky është synimi jonë dhe vetëm me PDK-në në qeverisje këto plane jetësohen”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e vet në “Facebook”.