Hoxhaj: E dhimbshme vdekja e nënës së Veselit pas e pasur të birin afër

07 janar 2022 | 12:53

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se me dhimbje e pikëllim ka pranuar lajmin për vdekjen e Ajshe Veselit, nënës së Kadri Veselit.

Ai ka thënë se është e dhimbshme vdekja e saj pa pasur të birin afër, i cili po vazhdon të mbahet padrejtësisht në Hagë.

“Me dhimbje e pikëllim mora lajmin për vdekjen e Ajshe Veselit, nënës së Kadri Veselit. Është e dhimbshme vdekja e saj pa pasur të birin afër, i cili po vazhdon të mbahet padrejtësisht në Hagë. Ngushëllimet më të thella familjes Veseli, të afërmve dhe miqve!”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan Bashkim N Hoxha Nëntë muajt e qeverisjes Kurti 2…